Lajme


10 mijë euro gjobë , Italia ndëshkon prindërit që publikojnë fëmijët në facebook.

Postuar nga Isida Muco

9th January 2018



Gjykata e Romës me një vendim të datës 23 dhjetor 2017 ka vendosur si masë ndëshkimore 10 mijë euro, për të gjithë prindërit që publikojnë foto me fëmijët minorenë në rrjetet sociale.

Ky vendim është marrë pas rastit të një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web, raporton tgcom.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre.