Lajme


1 qershori, Shqipëria e 77-ta në listë ku fëmijëria mbaron ende pa nisur.

Postuar nga Isida Muco

1st June 2018



Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me miliarda fëmijë në mbarë botën po përballen me shuplakën që i ka ofruar fati.

Konfliktet mes shteteve, varfëria, diskriminimi janë vetëm disa nga çështjet që sot po plakin fëmijët para kohe. Sipas organizatës “Save the Children” më shumë se 1.2 miliardë fëmijë në mbarë botën, pra gjysma e fëmijëve të botës po përballen me këtë realitet të hidhur.

Sipas një raporti të kësaj organizate shtetet që janë më të prekur nga ky fenomen janë shtete si Bolivia, Ruanda dhe Kolumbia. Në këto vende fëmijëria mbaron pa filluar mirë ende, si një plagë e cila i shkakton një humbje të madhe njërëzimit, sot në shekullin e 21-të, ku vende si SHBA-ja apo Rusia flasin për raketa dhe armë shfarosëse të fjalës së fundit.

Fëmijëve në mbarë botën i kanoset  rritja e parakohshme, pa dijeninë më të vogël.

Shqipëria renditet në vendin e 77- të, në listën me 118 vendet në të cilët fëmijëria mbaron ende pa filluar.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve po bëjnë ç’është e mundur për të ndaluar këtë plagë të shëmtuar e cila është ulur këmbëkryq në tryezat e fëmjëve në mbarë botën.

Ama shifrat që flasin janë alarmante dhe kërkojnë ndërgjegjësimin e secilit, për t’i dhënë fund historisë së trishtë të miliarda fëmijëve në mbarë botën.